Komunat nuk paguajnë borxhet ndaj kompanive

Komunat kursehen nga pagesa e borxheve ndaj kompanive. Ekonomia alarmon, borxhet nuk mund t’i marrin as me procedurë të hapur të përmbarimi, shteti duhet menjëherë të gjejë zgjidhje për këtë problem, sepse pasojat do të jenë të mëdha.
Ekonomia duhet të gjejë mënyrë që t’i mbledh arkëtimet e veta në të njëjtën mënyrë efikase sikurse shteti që i mbledh arkëtimet. Komplikimet janë afatgjate, së pari ndikojnë në likuiditetin e kompanive dhe aftësinë e tyre afatgjate për t’i rigjeneruar të ardhurat.”-tha Blagoj Grozdanov – Lidhja e Odave Ekonomike.
Nga Oda e Përmbaruesve thonë se problemi qëndron në interpretimin e ndryshëm të Ligjit për Përmbarim.
Kjo ndodh për shkak të zbatimit joadekuat të nenit 218 të Ligjit për Përmbarim. Gjykatat, duke e interpretuar ndryshe këtë dispozitë, edhe në rastet kur kushtet ligjore nuk plotësohen, pa i marrë parasysh interesat e kreditorëve, marrin vendime me të cilat shumica e të ardhurave të komunave përjashtohen nga përmbarimi”-thonë nga Oda e Përmbaruesve.
Në këtë nen të ligjit theksohen lëndët dhe të drejtat që nuk mund të jenë lëndë e përmbarimi që të mos prishet funksionimi i komunave. Sipas lëndëve dhe të drejtave, komunat deklarojnë një shumë të caktuar të fondeve të nevojshme për funksionim të pandërprerë, kështu që pasi këto fonde mbrohen me vendim gjykate, përmbaruesit presin kohë më të mira që të mund t’i arkëtojnë borxhet ndaj personave privat.
Neni 218 i Ligjit për Përmbarim:
“Mbi lëndët dhe të drejtat e Maqedonisë dhe organeve të saj, njësive të vetëqeverisjes lokale dhe ndërmarrjeve publike nuk mund të zbatohet arkëtimi i parave, nëse ato janë të nevojshme për kryerjen e veprimtarisë së tyre, përkatësisht detyrave të tyre.”
Në listë komunat me më shumë borxhe janë ajo e Tetovës, Ohrit, Manastirit dhe Kumanovës.
Andrea Çobanova