Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Komunikacioni në rrugët shtetërore sot në mëngjes po zhvillohet pa probleme, nëpër rrugë kryesisht të thata, njofton Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën e RMV-së nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.