Komunikacioni në mbarë vendin zhvillohet pa pengesa
Komunikacioni në mbarë vendin zhvillohet pa pengesa

Komunikacioni në mbarë vendin zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë kryesisht të thata, njofton Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën e RMV-së nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.