Komunikacioni zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Komunikacioni në mbarë vendin zhvillohet pa probleme, nëpër rrugë të lagështa, njofton Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën maqedonase nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.