Komunikacioni zhvillohet pa ndërprerje, kryesisht nëpër rrugë të thata
Komunikacioni zhvillohet pa ndërprerje, kryesisht nëpër rrugë të thata

Komunikacioni në rrugët e vendit zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë kryesisht të thata. Në disa akse rrugore të cilat kalojnë përgjatë grykave ka mundësi për paraqitje të rrëshqitjeve të imëta të dheut. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, informojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit, veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.