Komunikim i parë, Biden telefonon Mbretin e ri të Britanisë

Komunikim i parë, Biden telefonon Mbretin e ri të Britanisë

Presidenti amerikan Joe Biden foli sot në telefon me Mbretin Charles III, të cilit i përcolli ngushëllimet e tij për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth dhe shprehu dëshirën për të ruajtur marrëdhënie të ngushta me monarkun e ri. Kështu ka njoftuar Shtëpia e Bardhë përmes një deklarate.

Biden “shprehu gjithashtu admirimin e madh që populli amerikan ka për Mbretëreshën “, thekson deklarata. Ky ishte komunikimi i parë i presidentit amerikan me mbretin e ri të britanikëve.

Biden do të marrë pjesë në funeralin e Elizabeth të hënën në Londër. Mbretëresha “me dinjitetin dhe besnikërinë e saj, forcoi miqësinë e gjatë dhe marrëdhënien e veçantë që bashkon Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar”, shtohet më tej në deklaratë.

LEXO EDHE:

Back to top button