Rrezikoi shëndetin e pacientëve duke shitur barna pa banderola, arrestohet i dyshuari

Rrezikoi shëndetin e pacientëve duke shitur barna pa banderola, arrestohet i dyshuari

Hetuesit policorë kanë kapur një të dyshuar, R.J, i cili ka manipuluar me barna duke i prodhuar e shitur ato pa banderola të Republikës së Kosovës.

Një veprim i tillë ka vënë në rrezik shëndetin e pacientëve që kanë konsumuar këto barna derisa i dyshuari ka arritur të përfitojë materialisht,

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore” dhe, si i tillë, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Prishtinë, 14 shtator 2022

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit
(DHKEK), gjegjësisht Njësiti Rajonal-Prishtinë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë (Departamenti i Përgjithshëm), pas trajtimit të informatave për një aktivitet kriminal, sot, më 14.09.2022 kanë arritur të sigurojnë të dhëna se R.J., (viti i lindjes 1977, mashkull kosovar), ka shitur barna pa banderola të Republikës së Kosovës.

I dyshuari, ka arritur që të përfitojë materialisht dhe njëkohësisht ka rrezikuar shëndetin e
pacientëve të cilët kanë konsumuar barnat e tilla. Barnatorja është kontrolluar nga Inspektorët Farmaceutik, kurse personi i dyshuar është shoqëruar në polici.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme
mjekësore”, i njëjti është intervistuar nga hetuesit policorë dhe me ‘Vendim mbi ndalimin’, lëshuar nga prokurori kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

LEXO EDHE:

Back to top button