Komuniteti bullgar dhe MPJ, do të punojnë së bashku për të qetësuar tensionet

Komuniteti bullgar dhe MPJ, do të punojnë së bashku për të qetësuar tensionet

Gazetar: Lluka Andreev

Përfaqësuesit e organizatave bullgare në vend dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, arritën marrëveshje për të punuar së bashku për uljen e tensioneve mes Shkupit dhe Sofjes. Komuniteti bullgar thotë se vetëm në një atmosferë më të relaksuar do të mund të zbatohet Marrëveshja për Fqinjësi të Mirë dhe propozimi francez, në mënyrë që Maqedonia të hapë kapitujt e negociatave deri në fund të vitit.

“Ne i kërkuam ministrit atë që ai e bën, ndërsa edhe ne të përpiqemi të ndërmjetësojë për të qetësuar tensionet, sepse në një atmosferë shpërthyese është e pamundur të gjenden zgjidhje politike cilësore dhe racionale”, tha Gjorgi Trendafilov – Komuniteti Bullgar në Maqedoni.

“Në takimin, i cili u zhvillua në një atmosferë pozitive, u shkëmbyen mendime për punë që prekin komunitetin bullgar në Maqedoninë e Veriut, sfidat me të cilat përballen shoqatat, si dhe mundësitë për bashkëpunim më të drejtpërdrejtë dhe intensiv me shtetin”, njoftojnë nga MPJ.

Ndërkaq, të enjten skadon afati deri kur klubet bullgare në Manastir dhe Ohër, “Ivan Mihajllov” dhe “Car Boris III” të ndryshojnë emrat e tyre për të vazhduar punën pa ndërprerje. Në të kundërtën ata kërcënohen me fshirje nga Regjistri Qendror. Jozyrtarisht, Regjistri Qendror ka marrë një kërkesë nga klubi bullgar për ndryshimin e emrit “Car Boris III”. Nga klubi “Ivan Mihaillov” thonë se do të përdorin të gjitha mjetet juridike për të mbajtur emrin e klubit. Nëse nuk ka ndryshim në titullit, Ligji i Shoqatave parashikon që Ministri i Drejtësisë, të marrë vendim përfundimtar brenda një muaji dhe të udhëzojë Regjistrin Qendror, se si të veprojë. Klubi “Ivan Mihajlov” njoftoi se do të bëjë ankesë, ndërsa drejtësinë do ta kërkojnë edhe në Strasburg. Paraprakisht, ndryshimet e reja të Ligjit janë kontestuar në Gjykatën Kushtetuese. Sipas dorëzuesve të kërkesës, ndryshimet nuk duhet të zbatohen në mënyrë retroaktive. Amendamentet u miratuan në Kuvend në nëntor të vitit të kaluar, dhe u mbështetën nga deputetë të qeverisë dhe opozitës. Ato i ndalojnë shoqatat të përdorin emra me figura historike të diskutueshme, që lidhen me nazizmin. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button