Federata e Taekvondos merr përkrahjen nga “Alkaloidi”

Federata e Taekvondos të Maqedonisë, sot firmosi marrëveshje të bashkëpunimit me kompaninë “Alkaloid”, e cila do të ndihmojë atletët e këtij sporti në arritjen e normave olimpike, ndërsa mes tyre është edhe fituesi i medaljes së argjendit nga Lojrat Olimpike në Tokio, Dejan Georgievskin.

Drejtori i “Alkaloidit”, Zhivko Mukaetov, me këtë rast theksoi se është i lumtur që do të bashkëpunojë me Federatën e Taekvondos, në 2 vitet e ardhshme, kur sportistët do të marrin pjesë në garat e ndryshem dhe në kërkim të normës olimpike.

“Per ne si kompani me përgjegjësi shoqërore, për të cilën edhe sporti është prioritet, me shumë rëndësi është që kyqemi në këtë sport. Jam i kënaqur dhe faleminderues që punojmë së bashku tu mundësojmë edhe këtë vit, por edhe vitin e ardhshëm, aq sa është marrëveshja, të jemi pjesë e sistemit të përgatitjeve, ku duhet të luftojnë për normat olimpike. Jam i lumtur kur shoh njerëz të dedikuar, të cilët prezantojnë Maqedoninë si ambasador në nivel të lartë. Unë jam optimist se do të gëzohemi në norma të shumta olimpike dhe medalje, në të ardhmen,” tha mes tjerash Zhivko Mukaetov.

 

Presidenti i Federatës së Taekvondos, Borçe Kostovski, potencoi se në vitin 2023 do të ketë shumë turne eliminatore, në të cilat Dejan Georgievski do të kërkojnë vizën e Lojrat Olimpike “Paris 2024”.

 

“Këtë vit na presin disa turne të mëdha, pasi që është një vit para Lojrave Olimpike, ku shteti duhet të ndihmojë edhe taekvondon. Kjo pasi që në Lojrat Evropiane në Poloni, këtë vit, ne kemi siguuar katër norma dhe do të luftojmë për norma të tjera, të vlevshme për Lojrat Olimpike në Paris,” tha mes tjera Kostovski.

 

“Faleminderojmë Alkaloidin për përkrahjen. Këtë vit e kemi filluar me medalje në “President Kupën” në Turqi dhe shpresojë se ashtu do të vazhdojmë, sepse na presin edhe shumë turne,” tha mes tjerash Dejan Georgievski.

 

FOTO: Sport1.mk

LEXO EDHE:

Back to top button