Me vite të tëra shteti nuk gjen mënyrë për të ulur ekonominë gri. Me normë prej rreth 30 për qind të punës së padeklaruar nuk mund të pritet zhvillim serioz i vendit. Ekspertët apelojnë autoritetet të futin në sistem ata që nuk kanë kontribuar asnjëherë për përmirësimin e jetës në Maqedoni. Tema e sonte në “Magazinën Ekonomike” në Alsat që transmetohet sonte në orën 22 e 30 është si të reduktohet puna në të zezë.
“Humb edhe shteti, humbin edhe individët. Shteti humb të ardhura publike. Duhet pasur parasysh që ka kompani që paguan taksat e veta dhe kontribuon në sektorin publik dhe ka kompani që punon në sektorin joformal që nuk kontribuon, deformon tregun, ofron produkte më të lira”, deklaroi Borçe Trenovski, profesor universitarë. /Alsat.mk








