Komuniteti në Belize jeton si në vitet ‘50

Banesa me një peizazh baritor, burra me kapele kashte duke hipur në karroca me kuaj, mund të duken si elemente të kohëve të kaluara në Midwest-in amerikan. Në fakt, ky stil jetese ende vazhdon të ruhet në Belize, në Amerikën Qendrore, ku një komunitet i mbyllur protestant prej 12 000 vetash, shmangin teknologjinë moderne dhe në disa raste edhe energjinë elektrike. Anëtarët e këtij sektit nisën të lëvizin nga Evropa që nga shekulli i 16-të, në kërkim të tokave bujqësore të izoluara, për t’i shpëtuar persekutimit. Sot, menonitët dominojnë tregjet e brendshme të shpendëve dhe qumështit në Belize, pavarësisht se përfaqësojnë më pak se 4% të popullsisë. Të lejuar për të drejtuar shkollat e tyre, menonitët e Belizës kanë shkallë të ulët të arsimimit në krahasim me grupet e tjera etnike të vendit, me vetëm 5% që përfundojnë arsimin e mesëm. Ata kryesisht mbështeten në bujqësinë tregtare, brenda komunitetit të tyre.

https://www.youtube.com/watch?v=QyV382AcLt4

LEXO EDHE:

Back to top button