Konate dhe Varane bashkohen me grupin në stërvitjet e Francës

Ibrahima Konate dhe Rafael Varane i janë ribashkuar grupit për ndeshjen që Franca do ta luajë ndaj Argjentinës në kuadër të finales së Kampionatit Botëror. Futbollistët në fjalë, ditë më parë, patën një gjendje gripale dhe u mendua se mund të mungonin për të dielën.

Gjithsesi, të paktën siç bëjnë të ditur mediet në Francë, lojtarët i janë bashkuar pjesës tjetër të skuadrës në vaktin e mëngjesin, teksa e njëjta nuk ka ndodhur për Kinsley Comanin. Në anën tjetër, argjentinasit duken të kompletuar, pa ndonjë mungesë të rëndësishme.

LEXO EDHE:

Back to top button