Koncepti i ri për arsim në “nishan” të ekspertëve!

Ekspertët në fushën e arsimit vlerësojnë se koncepti i ri për arsimin fillor është i pazbatueshëm për shkak të mungesës së kushteve elementare nëpër shkolla, afatit të shkurtër për zbatimin e tyre, mungesës së trajnimeve adekuate por kushteve tjera për një reformë të munguar cilësore në arsim.

- Advertisment -

Në një tribun të organizuar nga partitë opozitare Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, profesori Xheladin Murati tha se reforma e prezantuar nga Ministria e Arsimit nuk mund të nis të zbatohet pas pasur fillimisht një projekt pilot në disa shkolla për të parë nëse koncepti mund të zbatohet.

“Çdo kush i ka vizituar shkollat tona dhe pjesa dërmuese e këtyre shkollave realisht nuk kanë kushte elementare për të zbatuar këtë koncept. Edhe me e keqja është se këtu nuk lejohet pilotimi për nxënësit e klasës 1 dhe kishte një referim që nxënësit e klasës 6 e tani flitet që nxënësit e klasës 4 të fillojnë me këtë. Duhet të formohen grupe punuese të përgatiten programet kur do të arrihet që të mbahen trajnimet për kolegët që do të fillojnë me zbatim të këtij koncepti”, tha Xheladin Murati, profesor. 

në kuadër të Konceptit të ri për arsim fillor, Ministria e Arsimit ditë më parë njoftoi hapjen e konkursit për angazhim të kuadrit  të jashtëm për lëndët  reja që janë paraparë me reformat në arsimin fillor, si në bashkimin e disa lëndëve mësimore në një si dhe shkurtimin e orëve mësimore për ti dhënë më shumë hapësirë mësimit praktik. Por, sipas rofesori Avzi Mustafa, deri në zbatimin e reformës pushteti duhet të ketë parasysh edhe disa fakte.

“Nuk është kjo risi për shkencën e pedagogjisë se këtë koncept që tani na kanë sjell në tavolinë ekziston që në shekullin XIX. Pyetja e parë që nuk ka thirri ministresha është se përse Gjermania, Austria, Bashkimi Sovjetik u hodhën këtë koncept, pse ne ta marrim?”, theksoi Avzi Mustafa, profesor.

Nga Ministria e Arsimit thonë se gjatë hartimit të reformës janë dëgjuar mendimet ngaprofesorë universitarë, përfaqësues të ASHAM, mësimdhënës e organizata qytetare e ndërkombëtare.

Sipas ekzekutivit, më e rëndësishme është se Konceptimi për arsim fillor në fokus i ka nxënësit dhe të drejtën e tyre për arsim cilësor.

 Adnan Qaili

 

LEXO EDHE:

Back to top button