Skuadra e Roma vazhdon me përforcimet verore. Mediat italiane lansuan laajmin, ndërsa Roma konfirmoi se ka kompletuar transferimin e portierit Rui Patrisio nga Vulverhemptoni.
Patrisio është një ndër transferimet e reja, me të cilët Hoze Mourinjo synon të bëjë ndryshime te Roma.Përmes një postimi në rrjetin social “Tuiter”, Roma ka prezantuar Patrision, që ka nënshkruar kontratë tre vjeçare.
“Numri 1 i yni i ri. Mirëserdhe te Roma, Rui Patrisio”, shkroi klubi italian.
https://twitter.com/i/status/1415040087533002753








