Mediumi spanjoll, “Todo Fichajes”, ka raportuar se Roma ka arritur marrëveshje me Man. Junajtedin për blerjen e sulmuesit Edinson Cavani. “Djajtë e Kuq” do ta lejojnë uruguaianin të largohet, ngase kanë siguruar shërbimet e Xhadon Sanços, që spërfundoi testet mjekësore me sukses.
Kavani shihet si pasuesi i Edin XHekos, që pritet të largohet nga Roma gjatë verës. Marrëveshja mes dy skuadrave do kompletohet dhe e tërë marrëveshja do mbyllet për 10 milionë euro.
Në këtë mënyrë, Mourinjo do ta përforcojë sulmin me Kavanin që është një qendërsulmues me eksperiencë dhe e njeh Seria A, ngase më herët ishte pjesë e Napolit.








