Ramadani: I kënaqur me lojën, por jo edhe rezultatin

Ferencvaroshi u kualifikua në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve, pasi që eliminoi Prishtinën me rezultat të përgjithshëm 1-6. Pas ndeshjes, trajneri i Prishtinës, Zekirja Ramadani theksoi se është i kënaqur me angazhimin e futbollistëve, por jo me rezultatin, sepse prapë janë pranuan 3 gola.

“S’jam i kënaqur, pranuam tre gola, por me lojën jam i kënaqur duke marrë parasysh çfarë kundërshtari kemi përball. Kualifikimi ishte i pamundur, por barazimi do ishte i mirë për moralin e skuadrës. Kjo humbje nuk duhet të na heq motivin sepse duhet ta dimë nivelin ku jemi. Iu uroj futbollistëve për lojën dhe ata nuk duhet të mërzitën për këtë humbje. Jemi të vetëdijshëm se Ferencvaroshi ishte tjetër ekip. Tani cila do skuadër që do kemi përball qoftë e Uellsit, apo edhe tjetra, synimi ynë do jetë vetëm kualifikimi, “tha mes tjerash Ramadani.

Prishtina nesër do mësojë kundërshtarin për raundin e dytë të Ligës së Konferencës, kur në takimin e dytë do të përballen Allashkerti i Armenisë dhe Konah-u nga Uellsi. Takimi i parë është mbyllur me barazim 2-2.

LEXO EDHE:

Back to top button