Konfirmohet rasti i parë i mutacionit “Centaur” në Greqi, varianti i ri i Covid-19

Konfirmohet rasti i parë i mutacionit “Centaur” në Greqi, varianti i ri i Covid-19

Greqia ka regjistruar rastin e parë të mutacionit “centaur”, varianti i ri i i Covid-19.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë në Greqi nga data 22 korrik deri më 4 shtator janë ekzaminuar 664 mostra, sipas një përzgjedhjeje së rastësishme, nga të cilat u konfirmua se një ishte me variantin e ri të koronavirusit.

Varianti “Centaur” u zbulua në fillim të majit në Indi dhe që atëherë janë regjistruar bartës të nënvariantit në disa vende, përfshirë Britaninë e Madhe, SHBA-të, Australinë, Gjermaninë dhe Kanadanë.

Rastet në Britaninë e Madhe që atëherë kanë shënuar rritje dhe janë përhapur më shpejt se variantet e tjera të Omicron, si përshembull (ose BA.5), i cili është përhapur gjithashtu në Indi, dhe po zëvendëson me shpejtësi variantin Omicron 2 (BA.2), i cili ishte më parë dominues.
BA.2.75 që atëherë është zbuluar edhe në rreth 10 vende të tjera, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, SHBA-në, Australinë, Gjermaninë dhe Kanadanë, raporton abcneës.al.

Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) e përcaktoi këtë lloj si një “variant në shqyrtim” më 7 korrik, që do të thotë se ka disa prova që tregojnë se mund të jetë më ngjitës ose mund të shkaktojë simptoma më të rënda, por provat janë të pamjaftueshme.

Organizata Botërore e Shëndetësisë po monitoron gjithashtu nga afër variantin e ri, megjithëse shkencëtari kryesor i saj, Dr. Soumiya Sëaminathan, tha se nuk ka ende prova të mjaftueshme për të vlerësuar se sa i rrezikshëm është.

LEXO EDHE:

Back to top button