Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunit në Brazil

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunit në Brazil

Brazili ka konfirmuar rastin e parë të lisë, raportoi sot rrjeti lokal i lajmeve Globo News. Pacienti, një 41-vjeçar nga Sao Paulo, ka udhëtuar së fundmi në Spanjë, raportoi rrjeti.

Kujtojmë se lija është përhapur në shumë vende të botës. Lija e majmunit është një virus që e ka prejardhjen nga kafshët e egra, si brejtësit dhe primatët, dhe që ndonjëherë kalon tek njerëzit. I përket të njëjtës familje virusesh si sëmundja e lisë.

Sëmundja u identifikua fillimisht nga shkencëtarët në vitin 1958, kur pati dy valë përhapjeje të një sëmundjeje që i ngjasonte lisë në radhët e majmunëve që përdoreshin për punë kërkimore – që atëherë mori emrin lija e majmunit. Infektimi i parë i një njeriu ndodhi në vitin 1970, një djalë në një zonë të largët të Kongos.

LEXO EDHE:

Back to top button