Konfiskohen armë dhe një veturë e vjedhur në Radobil të Prilepit

Zyrtarët policorë nga Prilepi kanë kryer tre bastisje në fshatin Radobili i Madh – Prilep me çrrastë është gjetur dhe konfiskuar një sasi e armëve (pesë pushkë) si dhe është gjetur dhe konfiskuar edhe një makinë e cila më herët ishte denoncuar si e vjedhur.

- Advertisment -

“Në shtëpinë e 52 vjeçarit M.M. janë gjetur dhe konfiskuar dy pushkë gjahu dhe 42 predha derisa tek 49 vjeçari F.C. është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjahu dhe është konfiskuar edhe një makinë e tipit “Volvo” e cila më herët ishte denoncuar si e vjedhur. Ndaj këtyre personave do të ngritën padi adekuate”, thuhet në komunikatën e MPB-së.

LEXO EDHE:

Back to top button