Konflikti Rusi-Ukrainë, Iseni: Nuk duhet ta përjashtojmë rrezikun për Ballkanin
Doktrina komuniste sovjetike por edhe ajo e Rusisë së sotme, sipas profesorit universitar, Fati Iseni është që të siguroj kufijtë e saj dhe të mos lejoj asnjë super fuqi ti afrohet. Sipas tij nuk është e rastësishme kërkesa e Putinit që vendet e Baltikut të largohen nga NATO-ja, në këtë kërkesë përfshihen edhe vendet e Ballkanit Perëndimore, përfshi dhe Maqedoninë, andaj vlerëson se nuk duhet përjashtuar rreziku edhe për vendet e Ballkanit.
“Kur doktrina komuniste sovjetike dhe ajo e Rusisë, e Rusisë së Putinit, është që të siguronte kufijtë e sajë dhe nuk do lejonte që asnjë superfuqi tjetër botërore t’i ofrohej kufirit rus, duke filluar nga Baltiku deri poshtë në detin Egje. Dhe kërcënimi më i madh i Rusisë erdhi me futjen në NATO të Baltikut, shteteve baltike, Lituani, Letoni, Estoni për të vazhduar pastaj më poshtë në Poloni. Dhe nuk është e rastësishme thirrja e Putinit, se ju e dini që ai ka bërë dy kërkesa publike, një ka propozuar me NATO-n dhe një herë ka propozuar marrëveshje me SHBA-në. Tek të dyja marrëveshjet që ka propozuar, pikat 4,5,6 te të dyja marrëveshjet ekziston që ky grup i shteteve komplet të tërhiqet nga NATO, bëhet fjalë për 10 shtete, këtu jemi dhe ne. Prandaj nuk duhet ta përjashtojmë rrezikun e Ballkanit, sepse këtu është edhe Maqedonia”, deklaroi Fati Iseni, historian./Alsat.mk








