Mehmedi: Rusia rrëzoi iluzionin se koha e luftërave ka përfunduar
Thirrjet permanente të SHBA-së për rritje të buxhetit në fushën e mbrojtjes tani vlerësohen si reale. Kështu vlerëson politikologu Faton Mehmedi i ftuar në “rruga drejt”, ku debatohet për gjenezën e konfliktit Rusi-Ukrainë. Sipas tij sulmi i Rusisë mbi Ukrainën rrëzoi mitin se koha e luftërave ka kaluar.
“Mendoj se Evropa dhe perëndimi në përgjithësi deri në këtë periudhë, deri në këtë akt, kanë jetua me njëfarë iluzioni se ka përfundua kohëra e luftërave, ka përfundua historia, jemi duke shkuar drejt një bote tjetër. Ne edhe në shekullin 21 Rusia na dëshmoi se jemi qenë gabim. Sugjerimet e SHBA-së për rritje të buxhetit, 2 për qind për mbrojtjen që janë standarde të NATO-s që kërkohet nga secili shtet, 2 për qind e bruto prodhimit shoqëror për me u investua në mbrojtje kanë qenë reale, dhe mendoj se janë duke reflektu të gjitha shtete evropiane, posaçërisht këta që janë në NATO, si Gjermania që më në fund pas disa presioneve të ndaloj rrjedhën e gazit dhe të rrisin buxhetin. Bile Gjermania ka shkua edhe më tej me 100 bilion euro fillestar, që të arrij deri diku që të ketë një ushtri serioze, sepse situata është e pasigurt, e paparashikueshme”, deklaroi Faton Mehmedi, politikolog.








