Kongresi i rikthehet procesit për certifikimin e zgjedhjeve në SHBA

Ligjvënësit amerikanë rifilluan debatin dhe u zotuan se do ta bëjnë certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të nëntorit, pasi mbështetës të presidentit në largim, Donald Trump, e ndërprenë dhunshëm senacën e Kongresit.

“Për ata që bënë kërdi në Kongresin tonë sot: Ju nuk keni fituar. Le t’i kthehemi punës”, tha nënpresidenti Mike Pence.

“Ne do ta certifikojmë fituesin e zgjedhjeve të vitit 2020”, shtoi udhëheqësi republikan i Senait, Mitch McConnell.

Kongresi është shpallur “i sigurt” rreth katër orë pasi filloi kaosi.

Seanca për konfirmimin e Bidenit u ndërpre dhe ligjvënësit u evakuuan.

Garda Kombëtare është mobilizuar për t’iu ofruar mbështetje zyrtarëve federalë të zbatimit të ligjit.

Një grua që është plagosur gjatë dhunës në Kongres, ka vdekur. Policia e Uashingtonit tha se tre persona të tjerë vdiqën nga “urgjencat mjekësore”.

Kur ligjvënësit iu rikthyen seancës, qindra mbështetës të Trumpit ishin ende në rrugët e Uashingtonit, përkundër pranisë së madhe të policisë dhe shtetrrethimit të shpallur nga ora 6 e pasdites.

LEXO EDHE:

Back to top button