Kongresmenët letër Bajdenit: Serbia po destabilizon Ballkanin

Gjashtë kongresmenë amerikanë i kanë dërguar një letër presidentit Xho Bajden, ku kërkojnë intensifikim e një aksioni diplomatik ndaj Serbisë përmes të cilit ata besojnë se kjo do të përmirësojë marrëdhëniet me vendet e Ballkanin Perëndimor përfshi Kosovën.

Kongresmenët kërkojnë nga presidenti Bajden veprime konkrete.

“Ne ju nxisim të konsideroni përdorimin e Urdhrit Ekzekutiv 14033, për të bllokuar pronat dhe për të ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara të njerëzve që kontribuojnë në destabilizimin e situatës në Ballkanin Perëndimor. Gjëja e duhur do të ishte shtimi kërkesës për më shumë transparencë dhe llogaridhënie nga qeveria e Serbisë në respektimin e demokracisë, të drejtave të njeriu bashkë me shtetin ligjor”, thuhet në letrën e Kongresmenëve.

Në këtë letër kongresmenët rendisin edhe një tjetër shqetësim për korrupsionin në Serbi.

“Fatkeqësisht për popullin e Serbisë raportet tregojnë se presidenti Vuçiç e ka thelluar korrupsionin në Serbi duke e përdorur krizën e Covid19 si një justifikim për shpenzime dhe prokurime mjetesh dhe pajisjesh intubimi përmes një prokurimi gjysmë legal”, shkruan në letër.

Në letrën e tyre, kongresmenët kërkuan nga Bajden që të bëjë përgjegjëse Qeverinë e Serbisë për realizimin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale me standarde më të larta. Kongresmenët kanë shkruar gjithashtu se liria e mediave në Serbi ka arritur një nivel të ulët.

 

LEXO EDHE:

Back to top button