Konjufca: Pa njohje de facto s’ka Asociacion
Konjufca: Pa njohje de facto s’ka Asociacion
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është shprehur skeptik se Kosova do të pranojë ndonjë version të Asociacionit të komunave me shumicë serbe deri më 2 maj kur pritet një takim i nivelit të lartë në Bruksel. I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se pret që deri me këtë datë Qeveria e Kosovës të ketë një propozim për Asociacionin. I pyetur nga gazetarët për këtë deklaratë, Konjufca tha se nuk përjashtohet mundësia që edhe propozimi i ri që do të bëjë grupi menaxhues, të mos pranohet nga Kosova. Konjufca tha se pret që të sqarohet situata më 2 maj, kur pritet të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshjen për formimin e Asociacionit në vitin 2013 dhe më pas për parimet e tij më 2015. Qeveria aktuale në Kosovë ka refuzuar formimin e asociacioneve njëetnike, duke thënë se mund të dëmtojnë funksionalitetin e Kosovës. /Alsat.mk