Konor MekGregor dëshiron kthimin në kafaz brenda vitit 2024

Konor MeGregor dëshiron me çdo kusht të jetë sërish në kafaz brenda vitit 2024. Rikthimi i tij në kafaz po kthehet në një telenovelë, që me paraqitjen e tij përballë Majkëll Çandlerit, në “The Ultimate Fighter 31” vitin e kaluar. Dyshja pritej të përballej në një moment të atij viti, por ata janë ende në pritje të një date zyrtare.

MekGregor, 35 vjeç dhe ish-kampion i dy divizioneve në “UFC” deklaroi në fillim të vitit 2024 se ai dhe Çandleri mund të përballeshin më 29 qershor 2024. Gjithsesi, presidenti i UFC, Dana Uajt, i ka hedhur poshtë pretendimet e irlandezit, duke thënë se caktimi i datë nuk është në dorën e “The Notorius”.

“Ende mbaj shpresë për 29 qershorin. Megjithatë, mungesa e veprimit për këtë datë nga ana e UFC-së po shkakton mungesë entuziazmi. Më duhet një vendim së shpejti. Unë jam sportisti më i sprovuar në këtë regjim të ri. Ende nuk ka datë për të luftuar”, tha irlandezi.

 

“Situata e krijuar për momentin nuk po më ndihmon. Shpresoj që këto bisedime të rikthehen dhe të kem një takim. Eliminoni shpërqendrimet dhe filloni punën reale drejt organizimit të duelit”, u shpreh Konor MekGregor, që nuk duelon në kafaz që prej korrikut 2021.

 

Nëse MekGregor arrin marrëveshjen me Çandlerin, ai më pas shpreson të kthehet për një përballje historike trilogjie me Nejt Diazin në eventin UFC 306, më 14 shtator të këtij viti.

“Unë e uroj këtë në Ditën e Pavarësisë së Meksikës. Çandler në qershor dhe Diaz në shtator. Unë i kam lënë të hapura bisedimet për këtë vit”, tha irlandezi.

LEXO EDHE:

Back to top button