Brahim Diaz, kërkohet nga dy skuadrat gjigante të Premier Ligës

E ardhmja e mesfushorit Brahim Diaz, mund të jetë në elitën e futbollit anglez të Premier Ligës, pasi dy gjigantët anglez, Liverpulli dhe Man. Junajtedi janë të interesuara për shërbimet e tij.

Megjithatë, bindja e 24-vjeçarit për t’u larguar nga Madridi nuk do të jetë një detyrë e lehtë, pasi vetë ai ka shprehur dëshirën për të qëndruar te bardhezinjtë dhe për të fituar tituj me ta.

Në rast se Diaz refuzon ofertat nga Liverpullit dhe Man. Junajtedit, të dy klubet kanë në mendje alternativa. Liverpulli është i interesuar për Xhamal Musialan te Bajern Munihu, ndërsa Mançester Junajted synon Majkëll Olisen të Kristal Pallasit. Megjithatë, e ardhmja e Diaz në tregun e transferimeve të verës mbetet e panjohur, pasi dy gjigantët anglezë vazhdojnë kërkimin e tyre për përforcime për të forcuar skuadrat e tyre përkatëse.

LEXO EDHE:

Back to top button