Konor MekGregor rikthehet në kafaz: Qëndroni gati për datën

Konor MekGregor supozohet të duelojë me Majkëll Çendler diku nga fundi i vitit 2023, por para se të ndodhë kjo, irlandezi duhet të rihyjë në fazën e testimit antidoping nga USADA (antidopingu amerikan). Sipas njerëzve që vëzhgojnë nga afër bazën e të dhënave të testeve antidoping, kjo nuk ka ndodhur ende.

Madje MekGregor nuk është testuar fare në vitin 2023. Të gjithë luftëtarët që rikthehen në kafaz, siç është rasti i “The Notorius”, që ka dy vite ma dueluar, ai duhet të testohet dy herë brenda gjashtë muajsh dhe të dalë negativ para se të duelojë sërish.

Për irlandezin mund të jepet një përjashtim duke e lejuar atë të konkurrojë pa pritur gjashtë muaj. Nëse kjo gjë nuk ndodh, atëherë sfida ndaj Çendler nuk mund të ndodhë deri në tetor.

Në disa postime të reja në “Tuitter”, Konor MekGregor bëri shaka në lidhje me interesimin për statusin e tij në USADA. Ai postoi një foto nga pishina, duke uruar fansat për Pashkët. Më pas ai postoi një tjetër mesazh për fansat e tij: “Qëndroni gati për datën“.

E vetmja datë që kemi tani është ajo për premierën e sezonit të ardhshëm të The Ultimate Fighter: Team MekGregor vs. Team Çendler. Ai debuton më 30 maj dhe shfaqja përfundon më 15 gusht dhe UFC padyshim që preferon që trajnerët të luftonin mes tyre në një moment afër kësaj date (gusht apo shtator).

LEXO EDHE:

Back to top button