Konseisao: Duhet të jemi agresiv, por mbi të gjitha inteligjentë

Trajneri i Portos, Serhio Konseisao, në prag të ndeshjes së kthimit të 1/8 të Ligës së Kampionëe kundër Interit, theksoi skuadra portugeze duhet të ketë intenzitetin e lojës dhe mbi të gjitha të jetë më inteligjent.
“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, e ekuilibruar kundër një skuadre plot me lojtarë të shkëlqyer. Ne e njohim kundërshtarin tonë. Gjithçka që dimë është se çfarë jemi në gjendje të bëjmë. Ne duam të jemi intensivë, të mirë në presion, agresiv dhe mbi të gjitha inteligjentë”, tha tekniku portugez.
Çfarë ndryshimi prisni në krahasim me ndeshjen e parë?
“Ndeshjet mund të jenë të ngjashme, por nuk do të jeni kurrë njësoj. Kjo do të varet edha nga lojtarët që do të hyjnë në fushë për Interin, për shembull mendoj se ka dyshime për praninë e Skriniar apo jo. Nuk e di nëse do të luajë Damfries, nëse Gosens do të jetë atje. Pastaj ata kanë Lautaron, Xhekon dhe Lukakun në front, vetëm dy prej tyre do të luajnë nga fillimi. Më pas do të varet nga strategjia që ne do të adoptojmë.”
A do të kenë ndikim problemet e Interit në kampionat?
“Unë nuk jam trajner i Interit, por të gjitha humbjet janë të rënda për një klub të mësuar të fitojë si Interi. Ndeshjet e Ligës së Kampionëve janë të ndryshme, megjithatë, në një nivel mendor problemet nga nokauti i ligës nuk do të hyjnë në lojë,” tha në fund Konseisao.