Konstantin Çeshmexhiev, largohet nga FC Shkupi

Futbollisti i parë që largohet nga kampioni aktual, FC Shkupit, është Kostantin Çeshmexhiev. Mbrojtësi 26-vjeçar, i cili luan në mbrojtje, por mund të luajë edhe në mesfushë, i ka përfunduar kontratën me skuadrën nga Çairi dhe ka vendosur të kërkojë një ambient të ri. Të dyja palët kanë rënë dakord që të ndahen, kështu që lojtari është i lirë të negociojë me klube të reja gjatë periudhës kalimtare.

Çeshmexhiev këtë sezon ka luajtur 27 ndeshje për Shkupin dhe ka shënuar një gol e një asist. Ai ishte pjesë e të katër ndeshjeve europiane të cilat I zhvilloi FC Shkupi , ndaj Llapit dhe Santa Klarës në Ligën e Konferencës.

Ndryshe, Çeshmexhiev, arriti te FC Shkupi nga Velezhi i BeH, në korrikut të vitit 2021, ndërsa më parë ka luajtur për Shkendijën, Akademija Pandev, Makedonija Gj.P., Ljubanci, Pelisterin dhe Rabotniçkin.

LEXO EDHE:

Back to top button