Kontaveit në finale, atje do të sfidojë Muguruzën

Tenistja estoneze Anet Kontaveit do të sfidojë spanjollen Gabrine Muguruza, në finalen e turneut Masters për femra në Meksiko. Në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales, tenistja e tetë në listën e VTA-së, pas një lufte të madhe, mundi Maria Sakerin nga Greqia, duke regjsitruar suksesin më të madh në karrierën e saj.

- Advertisements -

25-vjeçarja Kontaveit, pas disa sezonesh pa sukses të dukshëm, këtë sezon është duke shkëlqyer dhe është në formë fantastike, andaj nuk befason edhe paraqitja e saj në mesin e tenisteve më të mira në botë. Këtë rast , Kontaveit e shfrytëzoi në mënyrën më të mirë të mundshme. Ndaj Sakerit, ajo hapi fuqishëm dhe fitoi setin e parë me një rezultat bindës 6-1, mirëpo u vërejt një rrëne në lojën e saj në vazhdim, të cilën tenistja greke e shfrytëzoi për të barazuar rezultatin në 1-1 (6-3).

Në setin vendimtar, Sakeri ishte e para që goditi dhe kaloi në avantazh pran rezultatit 2-3, por Kontaveit u kundërpërgjigj dhe me marjen e dy gemeve, në shërbim të kundërshtares, arriti që të hap rrugën drejt finales dhe përballjes me Muguruzën. Ndeshja për trofeun në Guadalajara luhet sonte në orën 02:30.

LEXO EDHE:

Back to top button