Arrestohet 47 vjeçari nga Tetova, dërgohet në burg për vuajtje të dënimit

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë, njofton se 10 minuta pas mesnate ka privuar nga liria 47 vjeçarin M.T. dhe e ka dërguar në burgun e Tetovës për vuajtje të dënimit.

“Sonte (17-nëntor) dhjetë minuta pas mesnate, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB-së Tetovë kanë arrestuar 47-vjeçarin M.T. nga Tetova, i dënuar me burg. Pas arrestimit të realizuar me urdhër të gjykatës i njëjti është dorëzuar në burgun e Tetovës, për të vuajtur dënimin”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

LEXO EDHE:

Back to top button