Konte: Këtë vit nuk ekziston folja “dëshiroj” në klub

Pas barazimit të sotëm ndaj Romës, Antonio Konte u ngacmua në konferencë për shtyp rreth merkatos dhe tekniku ishte i qartë se klubi ia kishte mohuar si mundësi zhvillimin e merkatos në vijim.

“Këtë vit nuk ekziston folja “dëshiroj”. Në gusht më është dhënë linja e klubit dhe në fakt Hakimin e kemi afruar që në prill. Linja është e qartë. Unë lexoj që dëshiroj këtë apo atë lojtar, por unë nuk kam kërkuar askënd. Ne jemi këta dhe do të shkojmë në luftë me këta lojtarë. Harrojeni Interin në diskutimet për merkaton. Mua më kanë dhënë këtë dhe kjo është ajo që po ju kaloj edhe juve”, tha Konte para gazetarëve, duke shpjeguar se koha e shpenzimeve te zikaltërit ishte mbyllur.

LEXO EDHE:

Back to top button