Konte rikthehet në Angli, gati për sfidat ndaj Milanit në Ligën e Kampionëve

Trajneri italian Antonio Konte është rikthyer në Angli pas operacionit që kreu pak ditë më parë, kur u diagnostikua me kolit. Drejtuesi i Totenhamit mori disa ditë pushim, duke mos qenë në stol në ndeshjen që Spurs luajtën dhe fituan ndaj Man. Siti me rezultatin 1-0.

Konte kaloi periudhën e rehabilitimit në Itali, pranë familjes së tij, por tashmë është koha për t’u rikthyer në punë. Këtë fundjavë, skuadra e Antonio Spars do të përballet me Lesterin në Premier Ligë dhe më pas do të luajë në Ligën e Kampionëve ndaj Milanit, ku ai nuk dëshiron të mungojë.

Ndaj Lesterit, me shumë gjasa, në stolin e Totenhamit do të jetë sërish zv.trajneri Kristian Stellini, duke i dhënë mundësi Kontes të qëndrojë edhe 2-3 ditë më shumë qetësi. Gjithsesi, trajneri ka kaluar problemet që kishte pas operacionit dhe kërkon të karikojë ekipin në Ligën e Kampionëve.

LEXO EDHE:

Back to top button