Tërmeti godet Shqipërinë

Tërmeti godet Shqipërinë

Shqipëria është goditur pak çaste më parë nga një tërmet me mganitudë 4.1 i shkallës rihter.

Lëkundje tërmeti janë regjistruar pak çaste më parë në Shqipëri. Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 7 km larg Elbasanit, ndërsa lëkundjet janë regjistruar me magnitudë 4.1 rihter. Lëkundjet janë ndjerë në disa zona të vendit. Korrespondentët e ABC News raportojnë se tërmeti është ndjerë në Librazhd, Përrenjas, Steblevë, si edhe në Korçë.

Tërmeti është ndjerë me intensitet më të ulët edhe nga banorët e Prespës, Ohrit dhe rrethinës.

Aktualisht nuk raportohet për pasoja dhe dëme materiale.

LEXO EDHE:

Back to top button