Demiral shet 3 fanella, të ardhurat shkojnë për të prekurit nga termeti

Merih Demiral, ish-lojtari i Juventusit, ka nxjerrë në ankand një fanellë të Kristiano Ronaldos të nënshkruar, e cila ishte në koleksionin e tij. Gjithashtu, Bonuçi dhe Dibala kanë bërë të njëjtën gjë duke i ardhur në ndihmë ish-shokut të tyre të skuadrës.

 

Mbrojtësi turk njoftoi më parë se Dibala dhe Bonuçi do të dhuronin fanellat e tyre për t’u shitur në ankand dhe të ardhurat do të shkonin për ndihma. 3 fanellat që Merih Demiral nxorri në ankand u shitën për një total prej 5 milionë lira turke, ose rreth 246,500 euro.

“Të gjitha të ardhurat nga shitja janë derdhur në llogarinë e shoqatës ‘Ahbap’ për t’u përdorur në ndihmë të zonave të prekura nga tërmeti”, njoftoi Demiral.

LEXO EDHE:

Back to top button