Mishel – Zelenskit: Mirë se erdhe në shtëpi, mirë se erdhe në BE

Mishel - Zelenskit: Mirë se erdhe në shtëpi, mirë se erdhe në BE

Liderët e BE-së sot e përshëndetën arritjen e presidentit ukrainas, Volodimir Zelenski në Bruksel për vizitën e tij të parë në “zemrën” e Unionit që nga invazioni rus.

“Mirë se erdhe në shtëpi, mirë se erdhe në BE”, shkroi në Tuiter shefi i Këshillit të Evropës, Sharl Mishel, në një foto të tij duke shtrënguar duart me Zelenskin së bashku me shefen e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen.

Zelenski mbërriti në Bruksel për një takim me liderët e BE-së prej të cilëve do të kërkojë të rrisin mbështetjen për vendin e tij të shkatërruar nga lufta në fazën e tretë të turneut të tij evropian, njoftojnë zyrtarët.

Ai mbërriti në selinë e Bashkimit Evropian me presidentin francez Emanuel Makron për t’iu drejtuar Parlamentit dhe për të marrë pjesë në një takim të samitit.

LEXO EDHE:

Back to top button