Kontesti me Bullgarinë, Osmani: BE-ja mund të humb kredibilitetin

Në debatin rreth draft raportit të Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut, Ministri i Jashtëm Bujar Osmani tha se BE-ja mund të humb kredibilitetin nëse nuk reflekton në fqinjësinë e saj.

Anëtarësimi kredibil i Ballkanit Perëndimor nuk është i rëndësishëm vetëm për ne, por edhe për BE-në. Nuk ka rrugë tjetër për ta projektuar qëllimin e saj gjeostrategjik. Nëse BE nuk mund të reflektojë në fqinjësinë e saj të afërt, e rrezikon kredibilitetin global. Prandaj, fqinjët tanë, shtetet anëtare e kanë përgjegjësinë më të madhe ta ruajnë kredibilitetin e zgjerimit dhe të anëtarësimit të rajonit në BE. Duhet ta promovojnë këtë perspektivë dhe të na japin shtysë!- deklaroi  Bujar Osmani, Ministër i Jashtëm.

Eurodeputetët bullgarë, Xhambaski dhe Jordanov akuzuan se Shkupi nuk ka bërë asgjë për ta zbatuar marrëveshjen dypalëshe.

A ka Qeveria plan si t’i jep fund gjuhës së urrejtjes? Si planifikon të përballet me ndikimin pro-serb dhe pro-rus në marrëdhëniet e jashtme? Si është ndikimi i mediave të afërta me Orbanin, që kanë shpërndarë gjuhë urrejtje ndaj BE-së, vlerave evropiane, Bullgarisë dhe bullgarëve?- pohoi Angel Xhambaski, Eurodeputet bullgar

Duhet t’i jepni fund interpretimit komunist të historisë. A i keni ndryshuar librat e historisë që i përdorni në shkolla? Në BE nuk mund ta ndryshoni identitetin e njerëzve që kanë vdekur dhe s’mund ta mbrojnë më identitetin e tyre? Mjeti juaj kryesor i betejës politike është gjuha e urrejtjes dhe propaganda anti-bullgare- tha Aleksandër Jordanov, Euro-deputet bullgar.

Ndërkaq eurodeputetët tjerë i bënë thirrje Sofjes ta tërheqë veton.

I bëj thirrje Bullgarisë ta tërheq veton dhe ti jep dritë jeshile fillimit të negociatave. Nuk po bëhet anëtare, por po fillon negociatat. Do të merr kohë derisa të anëtarësohet! T’i hapësh kutitë nacionaliste të identitetit përmes një debati të çuditshëm me veto, nuk i ndihmon frymës evropiane të fqinjësisë- pohoi Andreas Shajdër, Eurodeputet.

Në draft raportin vjetor për vendin, PE nxit autoritetet t’i vazhdojnë përpjekjet për forcim të konsolidimit demokratik dhe procesin transformues, luftën kundër korrupsionit dhe sundimin e ligjit.

Anesa Salihu

LEXO EDHE:

Back to top button