Kontesti Bullgari-Maqedoni, Dimitrov: Historianët s’duhet të shprehin qëndrime politike

Historianët nuk duhet të shprehin qëndrime politike, e as politikanët nuk duhet të bëjnë presion tek Komisioni për çështje historike i cili punon për gjetjen e zgjidhjes së kontestit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Kështu ka deklaruar Zëvendëskryeministri për Eurointegrime, Nikolla Dimitrov në intervistë për Radion Evropa e Lirë. Dimitrov thotë se duhet të gjendet mënyrë për të krijuar atmosferë pozitive tek Komisioni për çështje historike. Kjo atmosferë, sipas tij, mund të arrihet nëse Bullgaria bëhet mbështetëse e Maqedonisë së Veriut, ashtu siç ishte në kohën kur kryesonte me BE-në.

Ne jemi në pozitë delikate si politikanë që bëjmë gjykim dhe vlerësim për punë të ekspertëve, akademikëve, profesorëve e kështu me radhë, në sferën e Historisë. Nëse ka inkurajim politik ndoshta edhe mund të ketë, por nëse ka presion politik që Komisioni të vendos do të ketë hendek të madh mes Komisionit dhe shoqërisë. Dhe mendoj se kjo me siguri do të jetë kontra produktive. Andaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur gjykojmë për punën e Komisionit, e njëkohësisht edhe anëtarët e Komisionit ose bashkë udhëheqësit e Komisionit, duhet të jenë të kujdesshëm kur bëjnë gjykime politike për shkak se edhe kjo na ka ndodhur”, tha Nikolla Dimitrov, zv/kryeministër për Eurointegrime.

LEXO EDHE:

Back to top button