Kontrabandonin emigrantë nga Evropa drejt Britanisë, policia belge arreston 3 shqiptarë

Kontrabandonin emigrantë nga Evropa drejt Britanisë, policia belge arreston 3 shqiptarë

Tre persona me origjinë shqiptare janë arrestuar pas një operacioni të përbashkët midis Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) dhe Policisë Federale Belge.

NCA beson se personat e arrestuar ishin pjesë e një grupi që drejtonte një rrjetë të paligjshëm të kontabandimit të njerëzve.

Oficerët belgë arrestuan dy burra, të moshës 34 dhe 44 vjeç nga Basingstoke, me dyshimin e kontrabandimit të ndërsa mbërritën në bregdetin pranë Nieuëpoort në orën 4:30 të mëngjesit të së dielës (30 tetor). Gjithashtu u ndaluan 12 emigrantë, që besohet se ishin shtetas shqiptarë.

Një burrë i tretë, 46 vjeç, u arrestua nga  NCA në Aylesbury, Buckinghamshire, më vonë të njëjtën ditë me dyshimin se kishte ndihmuar imigracionin e paligjshëm. Ai mbetet në paraburgim dhe po merret në pyetje.

Grupi dyshohet se është pjesë e një bande që kontrabandën njerëz nga Evropa drejt Britanisë së Madhe.

Komandanti i degës së NCA, Colin Williams tha: Ne besojmë se ky operacion ka ndërprerë punën e një grupi të dyshuar të krimit të organizuar, i përfshirë në sjelljen e emigrantëve në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrëtë paligjshme.

“Përpjekjet për të arritur në Mbretërinë e Bashkuar me një varkë të vogël janë jashtëzakonisht të rrezikshme dhe kontrabandistët e njerëzve nuk kujdesen për sigurinë e pasagjerëve të tyre.”

“Duke punuar ngushtë me partnerët përfshirë Policinë Federale belge, Forcën Kufitare dhe Zbatimin e Emigracionit, këto arrestime tregojnë se NCA do të punojë përtej kufijve ndërkombëtarë për të synuar bandat e kontrabandës së njerëzve.”

Prokurori Publik belg Frank Demeester tha se “Lufta kundër kontrabandës së organizuar të qenieve njerëzore është një prioritet absolut për Zyrën e Prokurorit Publik të Flanders Perëndimore.”

“Kjo është arsyeja pse Policia Federale belge ka vendosur burime të konsiderueshme për të penguar këto akte të kontrabandës me njerëz. Ne duam të shmangim me çdo kusht që njerëzit të vihen në rrezik në Detin e Veriut. Tashmë dihet se bashkëpunimi ndërkombëtar me kolegët britanikë nga NCA dhe me partnerët tanë evropianë është shumë i mirë në këtë fenomen.”

Vetëm NCA ka më shumë se 60 hetime të drejtpërdrejta në rrjete ose individë në nivelin më të lartë të krimit të organizuar të imigracionit ose trafikimit të qenieve njerëzore.

Pjesa më e madhe e këtij kriminaliteti ndodhet jashtë Mbretërisë së Bashkuar dhe NCA tha se ka ndërtuar përpjekjet e saj për ndarjen e inteligjencës me partnerët e zbatimit të ligjit në Belgjikë, Francë dhe më gjerë.

LEXO EDHE:

Back to top button