Kontradikta të shumta në rastin e 31 vjeçares, e cila së bashku me fëmijën e saj i dha fund jetës

Kontradikta të shumta në rastin e 31 vjeçares, e cila së bashku me fëmijën e saj i dha fund jetës

Gazetar: Angell Dimovski

Megjithëse ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, deklaroi se 31 vjeçarja Ivana kishte denoncuar disa herë dhunë në familje, Nga Qendra Sociale thonë nuk kishin marrë ndonjë denoncim të tillë. Shtojnë se Ivana kurrë nuk ka kërkuar fillimin e një procedure për mbrojtje. Madje nga Qendra Ndërkomunale për Politikë Sociale në Qytetin e Shkupit, theksojnë se nuk ishin të informuar për dhunë në familje.
Sipas tyre, informacioni i vetëm që ata morën nga Ministria e Brendshme kishte të bënte me shkelje të rendit dhe qetësisë publike. Por ky qëndrim i tyre bie në kundërshtim me njoftimin e djeshëm të Ministrisë për Punë Sociale, ku thuhej se më 2 shkurt të këtij viti kishin marrë shkresë nga Ministria e Brendshme, duke iu referuar një ngjarje të dhjetorit, për shkelje të rendit dhe qetësisë publike, përkatësisht sulm fizik të bashkëshortit ndaj bashkëshortes së tij.

“Familja Jovanovski në Qendrën Ndërkomunale për Punë Sociale evidentohet për herë të parë në lidhje me një kërkesë për mendim të paraqitur nga Gjykata Themelore Civile në një procedurë divorci dhe nuk ka asnjë denoncim nga Ivana për të filluar një procedurë për mbrojtje nga dhuna në familje. Qendra është informuar vetëm përmes një shkrese nga Ministria e Brendshme, përkatësisht njoftimit për shkelje të rendit dhe qetësisë publike dhe pa parashtrim të duhur për dhunë në familje, si dhe procesverbal për denoncim”, njoftojnë nga Qendra për Punë dhe Politikë Sociale.

Një ditë më parë Ministria e Çështjeve Sociale njoftoi se po zhvillohet mbikëqyrje inspektuese për veprimet e shërbimeve. Ndërkohë edhe nga Ministria e Brendshme thonë se po kryhet kontroll i brendshëm.

“Procedura është në rrjedhë. Në koordinim me Prokurorinë, po merren të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme. Njëkohësisht, Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminale dhe Standardeve Profesionale vepron brenda kompetencave ligjore”, thonë nga Ministria e Brendshme.

Sipas dëshmive nga familja dhe fqinjët, Ivana ka qenë viktimë e dhunës në familje për një kohë të gjatë dhe se dhunuesi nuk ka zgjedhur kohën dhe vendin kur e ka rrahur. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button