Kontrata e Mesit me Barcelonën ose peceta e famshme, del në ankand

Peceta e famshme mbi të cilën Messi, në moshën 13 vjeçare, shkroi kontratën e tij të parë me Barcelonën më 14 dhjetor të vitit 2000, do të dalë në ankand në “Bonhamas”, një shtëpi prestigjoze ankandesh britanike.

Çmimi i parashikuar i shitjes pritet të jetë midis 300 mijë dhe 500 mijë paund. Një pjesë historike që është ruajtur me kujdes në një kasafortë nën kujdesin e Horacio Gaxhioli, përfaqësuesit të Messit në atë kohë. Peceta ikonë mban nënshkrimet jo vetëm të mrekullisë së re, por edhe të Karles Reksah , sekretarit teknik të Barcelonës dhe Hose Maria Minguella, skautit të talenteve të merituar për zbulimin e Mesit.

Rëndësia e këtij artifakti qëndron jo vetëm në pamjen e tij fizike, por edhe në ndikimin transformues që pati në karrierën e Mesit dhe fatin e Barcelonws. /abcnews.al/

LEXO EDHE:

Back to top button