Napoli në kërkim të zëvëndësimi për Osimhen, shfaqen 4 sulmues potencial

Napoli po mendon edhe për sezonin e ardhshëm dhe largimet e mundshme në verë. Midis të larguarve mund të jetë edhe Viкtor Osimhen. Sulmuesi ishte protagonisti në fitoren e titullit të tretë të Napolit, së bashku me Kvaratskelia-н në ekipin e atëhershëm të trajnerit Luçiano Spaleti.

Mundësia që nigeriani t’i thotë lamtumirë klubit italian është konkrete dhe tani po mendojnë për pasardhësin e tij. Sipas raportimeve të medieve italiane, i pari në listën e kampionëve në fuqi të Italisë për të zëvendësuar Osimhen është sulmuesi i Bolonjës, Xhoshua Zirkzee.

Megjithatë, ai nuk është i vetmi që po mbahet nën vëzhgim, pasi drejtori sportiv i Napolit, Mauro Meluso po ndjek me shumë interes edhe Serhou Guirasi të Shtuttgarti, Xhonathan Devidin të Lille dhe Viktor Bonifasin të Bajer Leverkuzen.

LEXO EDHE:

Back to top button