Kontrolle të shtuara në trafik, gjobiten 131 vozitës në Shkup
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit, me çrrastë vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 131 gjoba, prej të cilave 20 janë për tejkalim shpejtësie, 17 për vozitje pa leje, 4 për mosvënien e rripit të sigurisë.
Sipas MPB-së janë shqiptuar edhe 5 masa për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 3 për kalim në të kuqe në semaforë, 11 për mos regjistrim të makinave dhe 7 për vozitje në gjendje të dehur.
Nga MPB njoftojnë gjithashtu se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.








