“Kopa Libertadores 2020”, do të flet në gjuhën e brazilianëve

“Finalja e “Kopa Libertadores 2020” do të jetë e gjitha braziliane. Skuadra e Santosit fitoi 3-0 kundër argjentinasve të Boka Juniors, në ndeshjen e dytë, duke gjetur në “aktin” e fundit skuadrëne Palmeirasit. Pas ndeshjes së parë 0-0 në Argjentinë, të luajtur javën e kaluar, brazilianët fituan falë golave ​​të Diego Pituka (16′), Zheferson Soteldo (49′) dhe Lukas Braga (51′).

Boka Juniors mbeti me 10 lojtarë në fushë, pas dëbimit me karton të kuq të Frank Fabra, në minutën e 56-të. Ish-klubi i Peles dhe Nejmarit do të përpiqet të bëhet i pari brazilian që e fiton këtë turne katër herë, i cili është ekuivalenti i Ligës së Kampionëve të Europës për Amerikën e Jugut.

LEXO EDHE:

Back to top button