Sulmuesi i Realit do të vazhdojë karrierën në Bundesligë

Aintraht Frankfurt ka konfirmuar se sulmuesi i Real Madridit, Luka Joviç do të rikthehet në formë huazimi. Joviç nuk është pjesë e projektit të Zinedin Zidanit dhe ka lejen e klubit që të largohet këtë muaj. Edhe pse Milani ka shprehur interesim gjatë verës së kaluar, lojtari vendosi t’i bashkohet ish klubit.

“Luka Jovic është afër të huazohet deri në verë. Duhet të bëjmë edhe disa gjëra, siç është testet mjekësore. Sapo të bashkohemi, ai do rikthehet tek ne”, tha drejtori sportiv i klubit gjerman, Fredi Bobiç.

Aintraht Frankfurt e shiti Joviçin të Real Madridi për 63 milionë euro në qershorin e vitit 2019, por nuk ia doli të tregojë kualitetin.

LEXO EDHE:

Back to top button