“Kopjon” irlandezin Mekgregor, dënohet me 3 vite burg!

Mark Nye, që falë ngjashmërisë me Konor MekGregor prej vitesh hiqej si irlandezi, është dënuar me 3 vjet burg nga gjykata. Ai përdorte një identitet të rremë, duke u thënë njerëzve se ishte ikona e arteve marciale mikse, për të kryer biznesin e tij.

 

Nye është dënuar për përdorim dhe shpërndarje të substancave të ndaluara dhe mbajtje identiteti të rremë. Në momentin e arrestimit atij iu gjendën 2 celularë, ku u zbulua mashtrimi si dhe një sasi droge. Kur policia e arrestoi dhe e pyeti për emrin, ai fillimisht tha se quhej Konor!!!

Sipsa mediave irlandeze, personit të arrestuar iu gjendën qindra karta biznesi (kartvizita), ku shkruhej “McGregor Enterprise”, me të cilat ai promovonte biznesin e tij kriminal.

Tashmë Mark Nye ndodhet në burg, ku do të kalojë 3 vitet e ardhshme dhe aktrimi i tij duke qenë si Konor MekGregor ka marrë fund. Ndërkohë MekGregori i vërtetë vijon përgatitjet për t’u rikthyer në kafaz më 10 korrik, në eventin UFC-264, ndaj Dastin Poirier.

LEXO EDHE:

Back to top button