Koreja e Jugut nuk përjashton mundësinë e furnizimit të Ukrainës me armë

Koreja e Jugut nuk përjashton mundësinë e furnizimit të Ukrainës me armë

Koreja e Jugut tha se vendimi saj nëse do të dërgojë ndihmë ushtarake për Ukrainën varet nga veprimet e Rusisë. Kështu deklaroi zyra e presidenciale e Seulit.

Seuli ka një politikë të gjatë kundër ofrimit të armëve për vendet në konflikt aktiv, gjë që ka thënë vazhdimisht se e bën të vështirë furnizimin direkt me armë Ukrainën.

Koreja e Jugut ka mbështetur sanksionet e udhëhequra nga SHBA-ja ndaj Moskës dhe ka dërguar ndihma humanitare në Kiev, ndërsa ka nënshkruar marrëveshje të mëdha armësh duke përfshirë tanket dhe mjete të tjera të rënda ushtarake me Poloninë.

Të enjten, zyra e presidentit Yoon Suk Yeol tha se “Koreja e Jugut nuk mund të rrijë duarkryq dhe të shikojë nëse ka vrasje të cilat komuniteti ndërkombëtar i merr seriozisht”, raporton agjencia e lajmeve AFP.

“Ajo që do të ndodhë më pas varet nga Rusia”, u tha gazetarëve një zyrtar presidencial në kushte anonimiteti.
Zyrtari tha se politika e Koresë së Jugut për të mos ofruar armë për vendet në luftë nuk ishte teknikisht një ligj, por një ndërmarrje “vullnetare”.

“Nëse nuk ndodhin vdekje të civilëve në një shkallë masive, pozicioni ynë aktual qëndron”, shtoi zyrtari.

Yoon u tha mediave këtë javë se “nëse ka një situatë që komuniteti ndërkombëtar nuk mund ta pranojë, siç është ndonjë sulm në shkallë të gjerë ndaj civilëve… mund të jetë e vështirë për ne që të insistojmë vetëm në mbështetje humanitare ose financiare”. Kjo e shtyu Moskën të paralajmëronte Seulin të mërkurën për “qëndrimin e saj jomiqësor”, duke thënë se fillimi i furnizimeve me armë do të nënkuptonte “një fazë të caktuar përfshirjeje” në konfliktin e Ukrainës.

Koreja e Jugut është një aleat kyç i SHBA-së dhe një prodhues i madh i municioneve për artileri të rëndë.

Një nga dokumentet e zbuluara së fundmi të inteligjencës amerikane i portretizon zyrtarët e sigurisë së Seulit si të përçarë midis politikave ekzistuese për ndihmën vdekjeprurëse për zonat e konfliktit dhe kërkesave në rritje nga Perëndimi për të siguruar armë për Ukrainën.

Një zyrtar i Koresë së Jugut sugjeroi eksportimin e municioneve në Poloni për të shmangur politikën, tregoi dokumenti. Yoon ka të planifikuar të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara javën e ardhshme për një vizitë shtetërore./Rel

LEXO EDHE:

Back to top button