Koreja e Veriut feston me këngë e valle 76-vjetorin e Partisë

Me kërcime dhe fishekzjarrë. Kështu e shënuan koreano-veriorët 76-vjetorin e Partisë së Punëtorëve në pushtet.  Në një video të shfaqur nga agjencia e lajmeve KCNA, banorët e shtetit komunist u panë teksa vendosnin lule para statujave të themeluesit të kombit Kim Il Sung dhe ish liderit Kim Jong Il, në kodrën Mansu në Penian.

Pamjet tregojnë gjithashtu të rinj që kërcejnë në një gala, ndërsa fishekzjarrët ndriçojnë qiellin. Në imazhet e shpërndara nga mediat shtetërore, lideri koreano-verior Kim Jong Un, shfaqet teksa u drejtohet disa zyrtarëve me veshje të errëta në një dhomë ku nuk respektoheshin masat anti-Covid. Vendi nuk ka raportuar asnjë rast të koronavirusit po ka ndërmarrë kufizime strike.

LEXO EDHE:

Back to top button