Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë në det

Koreja e Veriut ka lëshuar raketa me rreze të shkurtër në drejtim bregut lindor, njoftoi ushtria e Koresë së Jugut. Testimi ndodhi kur ambasadori i Koresë së Veriut tha në Kombet e Bashkuara se asnjëri nuk mund ta dënojë të drejtën e Penianit për vetëmbrojtje dhe të testojë armë. Më herët gjatë këtij muaji, Peniani ka testuar raketa balistke dhe ato të komanduara. Por disa ditë më parë, Koreja e Veriut ka shprehur gatishmëri të angazhohet në bisedime me Korenë e Jugut. Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një deklaratë për mediat, tha se ajo ishte në dijeni të lëshimit të raketave, por nuk paraqiti një kërcënim për personelin e ushtrisë amerikane ose aleatët e saj.

LEXO EDHE:

Back to top button