Nesër në Bruksel dialogu Kosovë-Serbi, merr pjesë edhe përfaqësuesi i SHBA-së

Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi të mërkurën do të takohet në Bruksel me palën serbe për të diskutuar për reciprocitetin për targat e përkohshme dhe shtensionimin e situatës në veri pas bllokimit të rrugëve. Zëvendës ndihmës Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, do të marrë pjesë në takimin mes shefit i ekipit negociator të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. SHBA-ja inkurajon palët që të ri-angazhohen hapur, seriozisht dhe menjëherë. Prej datës 20 shtator, Kosova ka vendosur reciprocitet të targave ndaj automjeteve serbe që hynë në Kosovë. Serbët lokal të veriut duke kundërshtuar këtë masë dhe prezencën e Njësive Speciale të Kosovës në këtë zonë kanë bllokuar rrugët drejt kufirit në Jarinë dhe Bërnjak.

LEXO EDHE:

Back to top button